Në qoftë se deri para disa vitesh, mënyra e vetme për të zbuluar diçka nga personazhet e njohura të showbizi-t shqiptar ishin lajmet që qarkullonin me shpejtësinë e erës në gazeta, apo thashethemet që gumëzhinin në Tiranën e vogël, gjërat tashmë kanë ndryshuar. Rrjetet sociale, sidomos Instagrami apo Tik Tok, janë kthyer në burimet kryesore të asaj çfarë ndodh me personazhet e njohura.
Për shembull duke lundruar në profilin e Lori Hoxhës, nuk mund të mos na ngelnin sytë tek postimet e fundit: ku sigurisht vëmendjen kryesore e morën dy nipat e saj, London dhe Roman, të cilët duken më të rritur se kurrë. Londonin e kishim parë edhe më parë në Instagramin e saj, kurse Romanin jo. Vëllezërit Liço kanë pozuar për linjën e re të kostumeve sportive të tezes së tyre dhe duken si dy modelë të vërtetë.