Dy javë më parë, me shtypin amerikan shpërthyen artikujt e parë për festat e errta të Puff Daddy ( sot P.Diddy).
Ky nuk është skandali parë që zbulohet për abuzime e shandazhe seksuale kundrejt karrieres e suksesit hollivudian, pak vite më parë rasti i Epstein tronditi botën e showbizit me abuzime dhe deri ku shkonte makuteria dhe dehumanizmi në këtë industri!
Rasti i Paff Daddy-t është edhe me i madh, në rrjetin e dark web, një industri e madhe e internetit të paligjshme qarkullojnë sot materiale të emrave me të njohur pjesë e festave të tij.
Drejtësia amerikane po heton raste të abuzimit seksual, dhunimit, shantazhit të ketij personazhi.
Pas rastit të parë, në studion avokatore që mbron një prej viktimave, brenda një ditë telefonuan 300 gra e meshkuj për të denoncuar rastin e tyre.
Rasti që mori më shumë vemendjen ishte ai i Justin Bieber, një djaloshi që fama i erdhi shpejt jo me shume se 12-13 vjeç, duke arritur kulmin e karrierës së tij, por bashkë me suksesin dhe ngjarja më e trishtë që i tjetërsoi jetën.
Pasi ra pre e Paff Daddy-t kur ishte 13 vjeç, ai tentoi disa herë të tregonte se çfarë i kishte ndodhur, por matrapazet e showbizit kanë perhere kontrata dhe shantashe si as nën menge.
Kështu jeta e Bieber u transformua, për një kohë të gjatë ai nisi varësinë ndaj drogës, alkoolit, nga pamja e tij fëminore, u shnderrua në një rebel, i cili gjeja e fundit që donte është të shfaqte fytyren e tij në ekran.
Sot ai ka ndertuar një familje, ka arritur të mposhtë varësinë, pas një lufte të gjatë rehabilitimi, por gjendet sot si shenjeshter e mediat amerikane per shkak të kësaj periudhe. Avokati i tij është shprehur se deshira e tij e vetme tashme është të mbroje familjen e tij nga syri mediatik.
Puff Daddy po perballet me drejtësinë dhe rastet e tij sa vijnë e dalin më në pah.
Por krahas asaj që ky personazh perfaqëson, po aq problematike shfaqen “yjet hollivudian” që i bashkohen festave të erreta e pa shkelqim këtyre monstrave që nuk kursejnë as fëmijët.
Kur Bieber u be i famshëm mijëra fëmije bashkëmoshatare e adhuronin, i adhuronin famën, pasurinë e jetën , pa e ditur se në fakt gjithçka që shpërfaqej ishte e rreme e se brenda ketij shkelqimi fshihej një anë tjetër e erret e kësaj industrie që sa vjen e zbulohet se sa sekrete fsheh pas vetes.
Nga Denada Jushi