Arjola Demiri ishte një prej konkurenteve më të spikatura këtë edicion të parë të Big Brother VIP e cila arriti të shkoi deri në gjysmëfinalen e reality show-t.
Në një nga netët finale të spektaklit, Arjola mori dhuratë një shtëpi nga Top Channel dhe Big Brother VIP, që ishte pikërisht arsyeja pse ajo kishte marrë pjesë në spektakël.
Por sa ka kushtuar shtëpia e Arjolës? Sipas emisionit “Nzoom”, shtëpia e saj në një nga zonat më të kushtueshme të Tiranës, pikërisht në kompleksin e Kodrave të Diellit ka kapur vlerën e 200 mijë eurove, e cila është sa dyfishi i çmimit të madh të Big Brother.
Arjola doli mbrëmjen që mori çmimin por siguroi një biletë kthimi e duke qëndruar e një javë më shumë në shtëpi. Mbrëmjen e së Premtes së kaluar, ajo doli së bashku me Monikën./IMA/