Microsoft, Apple, Alfabet (kompani mëmë e Google) dhe Amazon, ose siç quhen ndryshe ‘formacioni MAGA’ (akronimi i inicialeve të tyre) kanë humbur të katërta bashkë 1.3 trilion dollarë që nga muaji shkurt, ndërsa tregjet panikosen nga shpërthimi i koronavirusit.
Katër gjigandët e teknologjisë kanë arritur të gjitha një vlerë tregu prej 1 trilion dollarë në një pikë të caktuar, por duket se kjo nuk zgjati shumë.
Microsoft ka pasur goditjen më të fortë në shitje, duke rënë gati 27% dhe duke humbur afërsisht 405 miliardë dollarë nga vlera e saj e tregut. Apple ka humbur më shumë se 25% dhe rreth 372 miliardë dollarë nga kjo krizë.
Që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19, aksionet e Alfabet kanë rënë me gati 30% në treg dhe kompania ka humbur rreth 311 miliardë dollarë. Amazon duket se është kompania më pak e prekur, duke rënë gati 21% dhe duke humbur rreth 239 miliardë dollarë në vlerën e tregut. Informacionet u raportuan për herë të parë nga Pippa Stevens i CNBC.
Sidoqoftë, kompanitë mund të ketë akoma më shumë dhimbje në të ardhmen, pasi pandemia e koronavirus po ngadalëson aktivitetin ekonomik në të gjithë botën, forcon mbylljen e dyqaneve dhe prish zinxhirët global të furnizimit.
D.B- SCAN
Burimi: Business Insider