Kompensimi i Blendi Fevziut diskutohet aq shpesh mes njerëzish rastësorë, sa ai e di dhe ndonjëherë tek-tuk i përgjigjet pyetjes më shqiptare të mundshme: “Sa e ke rrogën?”
Në një intervistë për “Mos i fol shoferit,” gazetari foli për aspektin financiar të të qenit autor. “Tirana e Nonës,” libri që doli në shitje gjatë Panairit të Librit, ishte goxha i suksesshëm dhe natyrshëm, duam të dimë ~sa~ i suksesshëm.
“Hiq librin e Enver Hoxhës që kisha disa kontrata sepse ndodhi, në përgjithësi me librin unë nuk fitoj para në çmimin e shitjes. Unë vendos një masë sa e gjykoj unë dhe ia shes librin shtëpisë botuese, e cila mund të shesë sa kopje të dojë. Shitja për mua është kënaqësi që libri të shkojë te lexuesi, por nuk është pjesë financiare. Po të them një gjë; në këtë vend fitohet duke ndërtuar pallate me beton fallco, eton të keq dhe me mungesë hekuri. Nuk fiton kurrë me libra, për këtë të garantoj. Libri për mua është pasion dhe trashëgimi që ti e lë mbrapa,” tha Fevziu.
Kur një njeri që paguhet të paktën 7000 euro në muaj thotë që s’fiton nga libri, kjo do të thotë që s’fiton vërtet apo s’fiton sa do ishte idealja të fitonte? Hmmm. Ndoshta duhet ta mbajmë hundën te kuleta jonë. Si thoni?
Gazetari zbuloi se ka shkruar edhe një libër tjetër që mezi po pret ta botojë. Pyetja që duhet të bëjmë vërtet është KUR? Kur i shkruan gjithë këta libra? Kur bën emisionin? Kur viziton Kilin dhe Korenë? Kur ha? KUR?