Këtë javë një klip i Dr Michael Ryan, nga Organizata Botërore e Shëndetit, u bë viral kur dha një qortim të fortë për shpresat se imuniteti i tufës mund të na ndihmonte për të kontrolluar koronavirusin.
“Njerëzit nuk janë tufë,” denoncoi ai, gati me zemërim. Ai vazhdoi: “Unë mendoj se duhet të jemi vërtet të kujdesshëm kur përdorim terma në këtë mënyrë rreth infeksionit natyror sepse mund të çojë në një aritmetikë shumë brutale që nuk i vendos njerëzit, jetët dhe vuajtjet në qendër të atij ekuacioni“.
Nga Mbretëria e Bashkuar në Suedi, imuniteti i tufave është përfolur shumë, ndërsa Dr Ryan gjithashtu shpalli “ndoshta koronavirusi nuk do të largohet kurrë”.
Imuniteti i tufës është një koncept në epidemiologji që përshkruan se si njerëzit mund të ndalojnë kolektivisht infeksionet nëse disa përqindje e popullatës ka imunitet ndaj një sëmundjeje. Dhe, megjithëse mund të mos na pëlqejë termi, është një nga dy mënyrat për të arritur nivele të larta imuniteti. Tjetra është një vaksinë dhe kjo ende duket se është larg.
Por, nëse po përpiqemi të zbulojmë nëse jemi diku afër imunitetit të tufës, ekzistojnë dy pyetje kryesore për të cilat ende nuk kemi përgjigje të sakta. Sa përqind e popullatës është infektuar? Dhe nëse jeni infektuar, për sa kohë keni imunitet?
Megjithëse jemi akoma të pasigurt për këtë të fundit, ne kemi filluar të marrim të dhëna fillestare se sa njerëz tashmë janë infektuar.
Sëmundja është aq vdekjeprurëse siç kishin frikë ekspertët dhe ne me të vërtetë jemi vetëm në fillimin e pandemisë.
Të mërkurën, një studim prej 60,000 personash u botua nga qeveria spanjolle. Studimi sugjeroi se vetëm pesë përqind e popullsisë së vendit është infektuar, deri më tani. Rezultatet ndryshuan masivisht në të gjithë vendin: Madridi ka një shkallë mbizotërimi prej 11.3 përqind; por në provincat në jug, lindje dhe veri-perëndim të vendit, shkalla është shumë më e ulët. Në Seville, për shembull, 2.3 përqind e njerëzve janë prekur nga COVID-19.
Dje, një studim i 11,000 familjeve në Angli sugjeroi se një në katërqind është aktualisht e infektuar nga virusi – kjo është vetëm 0.27 përqind e popullsisë. Në Francë, një studim i udhëhequr nga Instituti Pasteur thotë se 4.4 përqind e Francës (2.8 milion njerëz) janë infektuar. Studiuesit thonë se niveli edhe në pjesët më të goditura të vendit – në pjesën lindore dhe brenda dhe rreth Parisit – është ende mesatarisht midis nëntë dhe dhjetë përqind.
Këto studime vazhdojnë të shpjegojnë se “rreth 65 përqind e popullsisë duhet të jenë të imunizuar nëse duam të kontrollojmë pandeminë me mënyrën e vetme të imunitetit“, citon “EuroNews”.
Është e qartë se ne kemi një rrugë të gjatë deri atje, përveç në Suedi ku Johan Giesecke, epidemiolog që këshillon autoritetet atje, thotë se Stokholmi mund të arrijë imunitetin e tufës deri në qershor. Sidoqoftë, Suedia ka një shkallë vdekjeje tre herë më të lartë se ajo e fqinjit të saj, Danimarka dhe shtatë herë më shumë se ajo e Finlandës.
Rruga për t’u kthyer në normalitet mbetet e gjatë.