Rusia nis nesër fushatën e vaksinimit masiv kundër COVID-19.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i bashkisë së Moskës, Serghei Sobyanin, përmes një njoftimi në blogun e tij.
“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme,” tha Sobyanin, duke shtuar se:“Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor.”
Studiuesit e Qendres Federale e Kërkimit Gamaleya për Epidemiologji & Mikrobiologji që kane punuar për vaksinën ruse, ”Sputnik V”, ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.
Sipas të dhënave të qendrës operative anti-Covid në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 28 145 raste të reja me Covid, numri më i lartë që prej nisjes së pandemisë.
Të infektuarit deri tani në Rusi janë 2.375.546 persona. Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 554, duke e çuar në 41.607 numrin total të viktimave.