Ashtu si shumica e shteteve në botë edhe Rusia është mbërthyer nga kjo pandemi. Rastet e para në Rusi u konfirmuan më 31 janar 2020, kur dy shtetas kinez në Tyumen (Siberi) dhe Chita (Lindja e Largët Ruse) rezultuan pozitiv me Covid-19.
Krahasuar me shtetet perëndimore, Rusia në dukje po i përgjigjej pandemisë shpejt dhe seriozisht, duke krijuar shtabin e posaçëm për luftën kundër virusit më 27 janar, e më pas, tre ditë më vonë mbylli pjesën më të madhe të kufirit të saj me Kinën. Për muaj me radhë, vendi raportoi norma të ulëta të infektuarish, por tani pandemia duket se ka mbërritur fuqishëm në Rusi. Pavarësisht përgjigjes fillestare, në dukej e suksesshme, nuk pati më veprime të mëtejshme, por një periudhë heshtjeje dhe hezitimi. Qeveria ruse, thjesht vazhdoi të siguronte popullin e saj se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Presidenti u kërkoi rusëve të qëndrojnë në shtëpi për të frenuar përhapjen e pandemisë, por nuk vendosi llojin e masave të forta të marra në vendet e tjera. Por prej qershorit 2020 Moska u izolua dhe shumë qytetet të tjera bënë të njëjtën gjë, ku vetëm në një ditë Krye bashkiaku i Moskës deklaroi se në një ditë kishin patur 500.000 të infektuar. Për të ulur sadopak ndikimin në komuniteti pak ditë më vonë në një fjalim të rrallë televiziv drejtuar kombit, Putini tha se Rusia nuk mund të izolonte veten nga përhapja e pandemisë, por u përqendrua kryesisht në mbështetjen për luftën në ekonominë.
Megjithatë, përhapja e shpejtë e sëmundjes ka ekspozuar një sistem shëndetësor rus që vuan nga financime të dobëta, reforma jo të plota që lënë pas dore pjesën më të madhe të vendit si dhe përpjekje të dështuara për të zëvendësuar importet e barnave dhe pajisjeve mjekësore me prodhim vendas. Në qytetet e mëdha të Rusisë, infermierët dhe mjekët po japin dorëheqjen duke protestuar për kushtet, dhe mjekët e sëmurë janë të detyruar të vazhdojnë të trajtojnë pacientët.
Me spitalet e mbingarkuara dhe numrin shumë të madh të vdekjeve në rritje, reformat e Putin ishin thjesht një dështim.
Por dështimi më i madh i reformave të Putinit është neglizhenca ndaj rajoneve të Rusisë.
Ndërsa Moska kozmopolitane ka pësuar shumicën e rasteve, ajo gjithashtu ka një spital të posaçëm për Covid-19 me cilësi të lartë, i cili është i paarritshëm për shkak të çmimeve të kripura për popullin gjithnjë e më të varfër rus. Përtej qendrave të mëdha urbane dhe garnizone të lidhura me ndërmarrjet e mëdha të burimeve natyrore, shumica e pjesës tjetër të vendit nuk ka staf dhe as pajisjet bazë dhe mungesë medikamentesh për të përballuar krizën e thellë të sistemit shëndetësor. Ndikimin më i madh i shkurtimit të reformave u ndie në këto skajet më të largëta të Rusisë, ku popullatat po bien me shpejtësi. Nga 130,000 vendbanime rurale, më pak se gjysma janë brenda mundësive të ndihmës mjekësore. Rusia kishte 42,000 ventilatorë në fillim të pandemisë por një e katërta ishin në Moskë. Por kjo barrë po bie më shumë mbi popullsinë. Mbi të gjitha Putin, duke anashkaluar përgjegjësinë e tij të drejtpërdrejtë, përgjegjësinë mbi këtë situatë ua lë guvernatorëve rajonalë.
Pandemia e koronavirusit ka zgjeruar më shumë hendekun midis pjesëve më të pasura dhe më të varfra të Rusisë. Të 85 rajonet e Rusisë marrin një pjesë të parave të mbledhura përmes taksave, bazuar në kërkesat e tyre për shpenzime, dhe shumë përballen me kufizime të rrepta se sa mund të marrin hua pasi marrin shumë borxh. S&P Global Ratings vlerëson se buxhetet rajonale do të kenë deficitet më të mëdha të këtyre dy dekadave këtë vit. Buxhetet në të gjithë vendin janë dëmtuar nga një rënie në të ardhurat nga taksat pasi të ardhurat ranë 4.3% këtë vit.
Por kjo pandemi po nxjerr edhe gjëra të tjera në dritë teksa oligarkët rus kanë shumëfishuar pasuritë e tyre, populli rus është shumë i varfër. Pabarazia në pasuri është një problem kryesor. Kontrasti midis të pasurve dhe të varfërve në Rusi është më se i dukshëm. Studimet kanë treguar se 10% e të pasurve në Rusi kontrollojnë afërsisht 77% të pasurisë së vendit. Pavarësisht kësaj, Putin e ka bërë të qartë se ai dëshiron të investojë në infrastrukturën e Rusisë dhe jo të merret me këtë pabarazi, madje kjo pabarazi është aq e pranueshme për presidentin sa sipas raportit për dinamikën e treguesve të varfërisë në Federatën Ruse, niveli i varfërisë, qëllimisht pasqyrohet sikur është në ulje.
Por përkundrejt propagandës së verbër së shfaqur në sitet qeveritare të Putin shkalla e varfërisë në Rusi është në rritje. Për fat të keq, shkalla e varfërisë ka parë një rritje në vitet e fundit, ku m shumë se 13.5% të popullsisë ruse e cila jeton në varfëri të skajshme.
Rusia padyshim do të përfitonte nga marrëdhëniet më miqësore me territoret perëndimore dhe fqinjët e saj në Lindje. Por Aneksimi i Krimesë, lufta në Siri dhe në vende të ndryshme të botës tregojnë se Putin do të ndjekë politikën shekullore atë të agresionit ndaj vendeve të tjera dhe ndërmarrjen e veprimeve të paligjshme. Të gjitha këto në bazë të idesë se Rusia duhet të mbizotërojë botën pavarësisht se sa viktima lë pas. Veprimet e paligjshme të fundit ushtarake të Putinit mbi fuqinë perëndimore, vrasjet e orkestruara në Gjermani, Angli, Austri ku akuzat bien mbi Kremlinin, kanë bërë që qytetarët e goditur nga varfëria në Rusi të mos përfitojnë nga një heqje afatgjatë e sanksioneve dhe embargove.
Përgjigja kryesore e Putin mbi pandeminë është vaksina “Sputnik V. Një vaksinë që u përfol shumë për efektet anësore si dhe për kohën e shkurtër të testimit para se të aprovohej por pas shumë akuzash nga shumë shkencëtar mbi efikasitetin e vaksinës, presidenti rus argumentoi mbi sigurinë e vaksinës duke treguar se vajza e tij ishte një nga personat e parë që mori këtë vaksinë. Një argument që nuk arriti t’i bindte skeptikët pasi akoma edhe në Dhjetor 2020 populli rus nuk ka një vaksinë dhe nuk kanë filluar vaksinimet e masës.
Pavarësisht pabarazisë në pasuri, vaksina “Sputnik V” do të kushtojë më pak se 20$ për person në tregjet ndërkombëtare dhe do të jetë falas për qytetarët rus të paktën kështu deklarohet zyrtarisht. Vaksina falas ky është premtimi për mbijetesë i Putin për popullin e varfër rus ndërkohë që dimri i acartë dhe i ftohti kanë hyrë thellë në palcën e zemrën e vendit të Pushkinit, Dostojevskit.
Përgatiti Armela Toska / IMAlbania.com