Rusia u bë vendi i parë në botë që licensoi një vaksinë anti-Covid, duke paralajmëruar se ajo do të jetë gati për qytetarët në tetor.
Megjithatë, vaksina e pagëzuar me emrin “Sputnik V” do të testohet në 40 mijë vullnetarë për të analizuar impaktin epidemiologjik të saj. Ky vendim vjen pavarësisht faktit se prodhimi në masë i vaksinës ka nisur.
“Qëllimi i këtij protokolli gjigant prej 40 mijë testimesh nuk është thjesht për të studiuar sigurinë e vaksinës, gjë që nënkuptohet, por për të analizuar impaktin e saj epidemiologjik”, deklaruan përgjegjësit e Institutit Gamaleya në Moskë, që po eksperimentojnë Sputnik V.
Qëndrimi i OBSH-së për vaksinën ruse ka qenë nga një anë dyshues, duke pasur pikëpyetje për mosrespektimin e afateve kohore standarde, nga ana tjetër e hapur për mundësinë që do të sillte një lajm të shkëlqyer për të gjithë botë.