Liam Neeson i rikthehet aksionit në traler-in e filmit të ri Run All Night, action movie prodhuar nga Warner Bros.
Me regji të Jaume Collet-Serra (me të cilin Neeson ka punuar në Non-Stop dhe Unknown) filmi është i ambientuar në harkun kohor të një nate dhe tregon historinë e një vrasësi me pagesë i njohur me nofkën “Varrmihës” që i duhet të përballet me ish bosin e tij për të mbrojtur të birin (Joel Kinnaman), me të cilin nuk ka një mardhënie të mirë. Ky i fundit është bërë objektivi i një familje mafioze pas dëshmisë së tij në gjykatë.
Në cast gjejmë edhe Vincent D’Onofrio, Common, Holt McCallany dhe Beau Knapp. Filmi do te filoj shfaqjen në kinematë amerikane nga 17 prilli 2015.