Ish kryeministri Berisha nuk i qëllon shpesh të refuzojë ftesat për emisionet e moderatorëve të njohur të ekraneve më të rëndësishme të vendit, por e vërteta është se ka pasur edhe raste kur e ka bërë këtë. Ka refuzuar.
Dhe nëse për refuzimet ndaj Fevziut, apo Ballës nuk e dimë me se lidhen, ndaj Rudina Xhungës sapo e kemi mësuar. Ishte vetë Rudina që na e tregoi këtë tek Mustafa Nano në emisionin e tij tashmë të njohur.
“I bëra në një intervistë një pyetje që mu duk e bëshme. E pyeta: “Ju vini nga një fshat në Tropojë, a ju ka kompleksuar ky fshat?”. Ai pati një reagim që nuk e prisja. Dhe nuk më erdhi për intervista për shumë kohë”, rrëfeu Rudina që më pas mori edhe miratimin e Nanos sa i takon komplekseve të kësaj natyre që në shumë raste kushtëzojnë qëndrimet personale të njerëzve.