Rudina Xhunga, e ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, ka folur për herë të parë për emisionin e saj më të ri, “Dritare”, i cili do të nisë transmetimin që prej kësaj të hëne.
Po ashtu ajo ka folur edhe për ndjesitë e saj, në kohën kur iu komunikua që s’do të ishte më pjesë e “Top Channel”, dhe pse vendosi të largohej nga ky televizion.
Turi: Pse zgjodhe që në “Vizion Plus” të rikthehesh me “Dritare”? Ka ndonjë simbolikë?
Rudina: Fjalia e parë që më goditi kur erdha tek “Vizion Plus” ishte, “O sa bukur, mbyllet një derë, hapet një dritare!”. Ka një moment kur ti ndërpret një marrëdhënie që e do, reflekton për çfarë ndodhi. Unë në përgjithesi jam një njeri që reflektoj duke parë tek vetja, ku gabova, ku bëra keq, autoviktimizohem shumë.
Turi: Ku gabove ti me “Top Channel” dhe “Top Channel” me ty?
Rudina: Sot (dje) eshte nje ditë e rëndësishme për “Top Channel”, në gjithë 13 vitet e mia tek Top-i festohej dhe të vjen keq që të flasësh keq për një familje. Unë i uroj festën. Nuk do të doja të thoja asgjë nga ndjesitë që ndjeva. Jam ndjerë vërtetë keq.
Turi: U ndjeve e tradhëtuar?
Rudina: E tradhëtuar jo. E parespektuar po. Përsëri në “Top Channel” më kërkuan të bëj një emision, të rigjej veten në një mënyrë tjetër. E kisha të pamundur të ikja, kjo është e vërtetë. Do e pranoja edhe ofertën tjetër ç’është e vërteta, se nuk ishte lëndimi i parë, se isha lënduar edhe herë të tjera. Por, pasi u qetësova… Është shumë e çuditshme, njeriu kërkon dhe gjen librin e duhur për të lexuar dhe fjalinë e duhur për të lexuar. Kam lexuar një libër i cili niste kështu: “Një pemë thahet kur i ndërron vazon, një njeri lulëzon kur e ndryshon”. Unë thashë: duhet të ndryshoj dhe të rikthehem tek vetja, dhe të kërkoj më të mirën tek vetja, por edhe të ribëj gjërat që bëj më mirë. Gjëja që di të bëj më mirë mbas 17 vjet karriere është të hapdritare.
Turi: Çfarë do të ketë “Dritare” ndryshe nga “Shqip”?
Rudina: Fillimet janë të vështira, unë i kam të vështira fillimet, kam ndrojtje, nuk hyj në atë sigurinë e njërëzve, më pëlqen shumë siguria e njërzve që thonë “unë do bëj çudira”. Unë jam e ndrojtur, jam e pasigurt, por kam shumë pasion në gjënë që bëj. Unë e dua gjënë që bëj, e dua shumë. E dua aq shumë saqë kur mbaron më duket sikur mbaron jeta. Kështu që jam e kënaqur që do të hap një “Dritare” të re. Kam dëshirë të bëj mirë, kam vullnet ta bëj mirë, ta bëj ndryshe, ta bëj bukur, sidomos ta zgjeroj tregun. Gjëja që më pëlqen më shumë, gjëja që unë besoj është që, nëpërmjet çfarëdo mundësie të vogël që të jepet, është të ndryshoj vendin ku jetoj, ta bëj më të jetueshëm për veten, për të bijën, për të bijën e së bijës. Ndërkohë që unë kam një dritare televizive, kam një thesar. Çfarë s’mund të bëj.
Turi: Kur të lindi ideja që të kthesh vëmëndjen në Shqipërinë jashtë Tirane?
Rudina: Janë ide që janë brënda teje por duhet dikush t’i zgjojë. Ka qënë Arben Xhaferri, ai që më mësoi se Shqipëria është edhe në Tetovë, por është një Shqipëri shumë e bukur edhe ajo e Prishtinës.
Turi: E ke përjetuar shumë largimin e tij nga jeta?
Rudina: Isha shtatzënë në atë kohë dhe nuk shkova në varrim, por u ndjeva absolutisht e detyruar të bëj një libër dhe të tregoj 12 porositë e tij, 12 intervista gjeniale të atij njeriu që hapi vizione. Njerëz si ai i mungojnë Shqipërisë, njërëz që të tregojnë që është atje, ti nuk e shikon por besoje.
Turi: Të tremb Shqipëria për të ardhmen e vajzës tënde?
Rudina: Më tremb shumë, por po të vazhdoj të trembem, asgjë s’do të ndryshojë, do të jap edhe unë një dorë.
Turi: Largimi i Ditanit nga qeveria ndikoi? Sepse u aludua se mund të ishte një prej arsyeve të largimit nga “Top Channel”.
Rudina: Jo jo, Dritani u largua për arsye që mund t’i thotë Dritani.
Marre nga Opozita