Rudina Xhunga do te riktheje “Dritare” ne Vizion Plus.
Kanë kaluar 12 vite nga kur ajo vendosi të transferohej në Top Channel per të vazhduar emisionin e saj me një tjetër emër. “Dritare” që transmetohej në TVSH ishte emisioni i saj i parë që zevendësoi hapsirën e “E Diela Debat” (sot Opinion) të Blendi Fevziu, duke marrë përsipër sfiden për të qenë një pasardhëse e denjë të një emisioni me audience të lartë televizive. Sot gazetarja Rudina Xhunga emisioni i së cilës “Shqip” u mbyll papritmas nga Top Channel, do të marrë përsipër një tjetër sfidë, atë për t’i bërë ballë konkurencës së programit të ri me Ledion Liçon që do të nisë në Top Channel ditën kur transmetohej “Shqip”. Mësohet se Xhunga sapo ka rënë dakord me derejtuesit e Vizion Plus për të rikthyer formatin e saj të parë “Dritare”, në të njëjtën ditë, pra të hënave në prime time.
Mësohet se drejtuesit e Topit i kishin orfuar Xhungës një kontratë të re dhe një ide për një emision të ri, por gazetarja ka zgjedhur sfidën duke e përplasur pas vetes derën e Top Channel.