Gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga, mbrëmjen e së Shtunës, në një aktivitet të organizuar Qendrës për Hapje dhe Dialog në selinë e Kryeministrisë, promovoi librin e saj më të ri “Edhe një Shqip”, në të cilin morrën pjesë figura të njohura të publikut, gazetarë, artistë, diplomat etj.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri I Republikës, z.Edi Rama I cili shprehu vlersimet e tij, për këtë libër.
“Edhe një Shqip” është një libër në të cilin janë përmbledhjet e intervistave më të arritura gjatë 13 viteve në emisionin “SHQIP” në Top Channel, I cili vendosi ta mbylli këtë emision duke bërë që Rudina Xhunga të largohej për ta vazhduar përsëri atë në Vizion Plus, por me një ndryshim të emrit duke rikthyer emisionin e parë të sajin “Dritare” I cili është I njëjti format si I “SHQIP”.
Libri I Xhungës, deri tani ka shfaqur mjaft interes për publikun, ku pjesa më e madhe janë gazetarë dhe studente të Fakultetit të Gazetarisë, duke treguar kështu se Rudina është një gazetare dhe moderatore që duhet të marrin shembull të gjithë kolegët e saj por edhe ata që synojnë këtë fushë.
IMA/ J.Kasaj