Gazetarja e moderatorja Rudina Xhunga ka reaguar për herë të parë pas largimit të saj nga “Top Channel”. Teksa me fillimin e sezonit të ri televiziv u njoftua mbyllja e emisionit “Shqip”, mbeti mister se çdo të ndodhte me gazetaren.
Vetë Xhunga preferoi të heshte lidhur me këtë fakt, duke u mjaftuar vetëm me dhënien e informacioneve mbi librin e saj të ri. Por kjo deri më sot, kur ajo njoftoi ndjekësit e saj për një rikthim të fuqishëm.
“Sapo doli libri im “Edhe një SHQIP”. Është përmbledhja e më të mirës së “Shqip ne Top Channel”, emisionit që kam ideuar dhe drejtuar, për 13 vjet. Është përshëndetja ime për çdo teleshikues, që uroj ta ketë në bibliotekën e vet, më të bukurën e këtij rrugëtimi të përbashkët. Udhëtim që do të vazhdojë çdo të hënë, në orën 21.00, në Vizion+. Mirutakofshim!”, shkroi Xhunga ne Facebook.