Vdekja e një 37-vjeçare nga Saranda, e cila i dha fund jetës duke u vetëhelmuar pasi ish-bashkëshorti mori kujdestarinë e vajzës 12-vjeçare, tronditi sot opinion publik. Lidhur me këtë ngjarje, reagon gazetarja Rudina Xhunga, e cila shkruan për realitetin e vajzave të Instagramit dhe për realitetin e trishtë të ngjarjeve që ndodhin jashtë rrjeteve sociale, pas dyerve të familjeve shqiptare.
Xhunga shprehet se, njeh gra që mbijetojnë, por nuk jetojnë më qyshkur gjykatat u kanë marrë fëmijët nga duart. Ajo ka një thirrje për vajzat e Instagramit, që të bëhen bashkë për të gjetur kush e vrau nënën e re, me hashtagun #kushevrauelonen.
Postimi i plotë:
Ne Shqiperine, jashte instagramit, nje nene 37 vjecare, sot, humbi jeten. Pas ndarjes nga bashkeshorti, Gjykata vendosi qe vajza e saj 12 vjecare duhej te jetonte me babain, i cili u largua me te voglen, ne Itali. Nena nuk e perballoi dot. Sot e nisen me urgjence ne Tirane, pasi ishte vethelmuar. Nuk ia doli. Eshte e veshtire t’ia dalesh, kur te largojne nga femija. Sepse nuk gjen shume arsye te jetosh. Njoh gra qe mbijetojne, por nuk jetojne me, qyshkur gjykatat iu kane marre femijet. Vajza te instagramit, kur bota eshte e padrejte, e keqja vjen e te gjen. E nuk ka instagram qe te te beje te buzeqeshesh me. Ndaj duhet te kerkojme, sot, kush ia mori jeten Elones. Ishte njera nga ne. Sot jemi nje me pak. #kushevrauElonen