Emri i moderatores së njohur Rudina Magjistari është komentuar së fundi për shkak se gazetari i “Aldo Morning Show”, Hermes Nikaj, e ka përfshirë në librin e tij të parë me intervista, realizuar disa femrave të njohura në fusha të ndryshme. Për titullin e librit “Magjia femërore”, Hermesi, i njohur si Zogu i Tiranës, ka deklaruar se është frymëzuar për botimin e librit pikërisht nga moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari, e cila sapo është bërë nënë e vajzës, Mia. Pas promovimit mes miqve të tij, Nikaj e ka ekspozuar librin me intervista në Panairin e përvitshëm të Librit, që po organizohet në Tiranë. Kjo ka bërë që Hermes t’i bëjë më shumë promocion librit, ndaj dhe Rudina është nxitur të thotë të vërtetën e intervistës së botuar në emër të saj. Ajo ka sqaruar për gazetën “Panorama” se nuk ka dhënë asnjë intervistë për Hermes Nikaj, dhe se intervistën që ai e ka servirur si të tijën, e ka formuluar në bazë të intervistave të ndryshme që ka gjetur në internet.
“E vërteta është se Hermes nuk më ka kërkuar një intervistë të tillë, sepse nëse do të ma kishte kërkuar, mund të kishim bërë diçka. Nda,j nisur nga fakti që ai i ka hyrë gazetarisë si profesion, pasi punon në një media, dua t’i jap një këshillë se nuk është kjo mënyra e duhur që ka zgjedhur për t’u bërë gazetar, pra duke gënjyer. Ky profesion kërkon të jesh i vërtetë dhe profesionist”, është mesazhi që Rudina jep në këtë rast. Pas publikimit të librit, në një intervistë për gazetën “Panorama”, Hermes u shpreh se ishte pikërisht Rudina dhe stili i saj i veçantë i moderimit në ekran, muza e frymëzimit për të botuar librin e tij të parë. “Përzgjodha Rudinën pasi është personazh i dashur i pasditeve të shqiptarëve dhe një model për mua”, tha ai. Pyetjes se si e priti Rudina përfshirjen e saj në këtë libër me personazhe të tjera jo shumë të njohura ai iu përgjigj: “Shumë mirë, duke më falënderuar e duke më uruar suksese të mëtejshme”.
Marre nga Panorama