Në emisionin “Rudina” në TV Klan kanë qenë të ftuar aktivisti Sazan Guri, sociologia Marsida Simo, botuesja Arlinda Dudaj dhe në një lidhje Skype, Albatros Rexha.
Ata kanë folur rreth një studimi të fundit që është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia. Sipas këtij raporti Finlanda është vendi më i lumtur në botë në mesataren e viteve 2018-2020.
Pas saj në këtë renditje vjen Danimarka, ndjekur nga Zvicra dhe Islanda. Ndërsa në renditjen e lumturisë vetëm për vitin 2020 sërish Finlanda kryeson vendin e parë e ndjekur nga Islanda, e më pas Danimarka dhe Zvicra.
Gjatë bisedës me botuesen Arlinda Dudaj, Sazan Guri i bëri asaj një kompliment dhe i kërkoi që të vazhdojë mendimin. Në këto momente ndërhyri moderatorja Rudina Magjistari, e cila i tërhoqi vëmendjen dhe i tha Gurit se sjellja e tij është seksiste, madje ndodh shpeshherë kur ai është i ftuar në studio.
Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.
Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.
Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.
Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.
Arlinda Dudaj: Ti je seksist dhe unë i kam thënë në një emision tjetër.
Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.
Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.
Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të. Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë.