Me një fund bojëqielli, xhaketë të zezë dhe këmishë të bardhë, Rudina Magjistari prezantonte Festivalin e Këngës në vitin 1991. Ishte koha kur muzika rrok sa kishte nisur të zhvillohej në Shqipëri, me bandat që lulëzuan pas rënies së regjimit diktatorial dhe hapjen e kufinjve kulturorë me perëndimin.
Asokohe Rudina njihej si prezantuese, por Festivali i Këngës ishte ndër të parat transmetime të mëdha televizive që drejtonte. Ende me ngjyrën e saj natyrale të flokëve, por me të njëjtin ton zëri dhe të njëjtën lëvizje të kokës kur flet, Rudina Magjistari prezantonte grupin “Shook”.
Rudina Magjistari e nisi karrierën në televizion që kur ishte adoleshente, përpara viteve ’90. Sot, 20 vjet më pas, ruan ende të njëjtën ëmbëlsi përpara ekranit, në emisionin e saj të pasdites në Klan, “Rudina”.
Teksti Revista Anabel