Prezantuesja e njohur e “Takimi i Pasdites” ne TV Klan është kërcënuar me jetë në rrjetin social Facebook.
Lajmin është publikuar nga portali SYRI.net sipas të cilit moderatorja televizive ka marrë mesazhe kërcënuese me jetë nga një femër 37-vjeçare. Nga burime brenda policisë bëhet e ditur se kanë nisur hetimet në lidhje me këtë çështje. Viola Sala, nga Durrësi, është emri i 37-vjeçares ndaj të cilës Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë. Gjithmonë, bazuar në burimet e portalit, që nga muaji tetor 2015 dhe deri në ditët e sotme Sala i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe fyese në Facebook moderatores televizive.