Të gjithë tashmë e njohim KinoKlub Tirana, klubin e filmit i cili që prej kësaj vere mblidhet çdo të Enjte në kryeqytet për të parë sëbashku filma të kategorive të ndryshme. Ky sezon i ri që në fillim të Tetorit e ka gjendur klubin në ambientet e qendrës “TEN” nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe me media partner InfoMedia Albania.
Elkjana Gjipali, një nga themelueset e KinoTirana dhe drejtuese e programacionit ishte sot e futar në emisionin e Rudina Magjistarit e cila ka zbuluar më tepër detaje se si lindi kjo iniciativë vullnetare. Ajo është shprehur një shtysë për klubin e filmit ka qenë vetë Rudina pasi ajo inicioj klubin e librit.
Elkjana synon që klubi i filmit të nisi dhe në rrethe te tjera pasi është e hapur për bashkëpunime. Ndërkohë anëtarësimet jane te hapura per te gjithe mjafton të kontaktojnë në faqet e klubit në facebook.