Emisionin e saj të përditshëm, moderatorja e njohur Rudina Magjistari e filloi këtë të enjte, duke lajmëruar që tema që do të diskutohet nuk është e përshtashme për fëmijët, kështu që prindërit duhej t’i largojnë ata nga ekrani, raporton “Panorama Plus”, që ka publikuar sot një intervistë me moderatoren.
Në intervistën dhënë për suplementin e së shtunës në “Panorama”, Rudina u përgjigjet gjithë kritikëve që shpërthyen pas emisionit për lodrat e seksit, duke sqaruar arsyen e atij emisioni.
Si mund të përmirësohet jeta seksuale në çift? Pse ajo zbehet edhe kur çifti është akoma i dashuruar, por ndërkohë lodhja dhe stresi i përditshëm ua zbeh dëshirën në krevat? Atëherë vijnë në ndihmë mënyra të tjera për të rikthyer interesin dhe për të rigjetur kënaqësinë seksuale. Një nga këto mënyra është t’i drejtohemi një “sexy shop”.
Lexo edhe: Shikuesit “kryqëzojnë” Rudina Magjistarin
Dy vajza që vijnë nga Amerika, njëra nga të cilat shqiptare, kanë menduar të hapin një biznes që ka të bëjë thjesht me erotikën.
Natyrisht që këtë temë utilitare për çiftet, Rudina me një eksperiencë shumë të gjatë në ekran, nuk kishte se si ta anashkalonte.
Por a e kishte imagjinuar Rudina impaktin që ky program do të kishte në publik? A janë të përgatitur shqiptarët për të parë një program të tillë, me sportivitetin e diçkaje normale?
“Të them të drejtën nuk më bëjnë fare përshtypje komentet negative dhe ka një shpjegim për këtë fakt. Unë kam 7 vite që bëj një program pasditeje çdo ditë dhe nuk kam lënë asnjë temë pa diskutuar, përfshirë këtu edhe temat e seksit, me anë të seksologëve dhe psikologëve të ndryshëm. Është domosdoshmëri trajtimi i këtyre temave, si një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e përmirësimit të marrëdhënies në çift”- thotë Rudina për “Panorama”.
Intervistën e plotë e lexoni sot në “Panorama Plus”.