Rudina Magjistari është një nga ikonat e televizionit shqiptar. Shumë vite në ekran e kanë bërë figurë shumë të dashur për publikun. E në fakt janë jo pak, por 30 vite. Për herë të parë, kur ishte vetëm 15 vjeç, në 31 dhjetorin e fillim-viteve ‘90, iu besua prezantimi i programit të fundvitit krah Koço Devoles. Më tej spektakle të TVSH-së, disa festivale dhe kur u krijua televizioni Klan nuk u shkëput më prej aty.
Si fillim, e pamë në festivaleve të muzikës popullor, në ‘Taxi e rezervuar’, dhe për disa sezone drejtoi ‘Të kam zemër’, një program surprizash. Më pas, Rudina nisi programin e pasdites, që e drejton edhe sot dhe mban emrin e saj.
Sot, moderatorja feston sot 46-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë ajo ka publikuar një fotografi kur ka qenë vetëm 4 vjeç dhe ndër të tjera ka uruar të gjithë ata që kanë lindur në të njëjtën ditë me të.
“Në fakt, ndonjë foto që lajmëronte ditëlindjen time, e kam postuar gjithmonë pasi ka kaluar dita, mundësisht nuk do postoja fare, por më doli përpara syve rastësisht dje kjo vajza e vogël 4-vjeçare, duke pozuar e lumtur në një lulishte në kryeqytet dhe… Happy Birthday të gjithëve atyre, që kanë ditëlindjen sot!”, ka shkruar ajo krah fotografisë së rrallë.
Përgjithësisht, Rudina është e rezervuar kur vjen puna tek jeta private e familja. Megjithatë, herë pas here gjatë intervistave me personazhet, ose në ditë të veçanta si kjo, tregon ndonjë detaj interesant nga jeta e saj.