Në nisjen e sezonit të ri të “Portokalli” më 6 tetor, aktorja e njohur Rudina Dembacaj do të shfaqet në një rol special si e ftuara e parë.
Programi i humorit, tashmë i preferuar për publikun shqiptar, do të sjellë në ekran jo vetëm aktorët e trupës, por edhe shumë personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.
Rudina Dembacaj pritet të sjellë një performancë unike, duke hapur sezonin me një atmosferë plot argëtim dhe momente surprizuese për shikuesit.