Prej më shumë se një viti aktorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj Aleksi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Sot çifti ishte i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Dembacaj me çiltërsinë e saj tha se ka qenë ajo që i ka kërkuar Aleksit të flenë bashkë pas një takimi 5 orësh në një kafene.
“Unë kisha thjesht një problem normal tek klientja ime të cilën e kishte lënë makina. Erdhi dikush dhe më tha që i ishte prishur makina. Unë mbarova punën time dhe i thash mirupafshim dhe nuk i mora para. Disa ditë më vonë e ftova për kafe dhe aty filluan takimet”, tha bashkëshorti i aktores Aleksi.
Dembacaj tha po ashtu se Aleksi i kishte bërë përshtypje për shkak të qetësisë që kishte dhe indiferencës ndaj saj.
“Mua Aleksi më bëri përshtypje që herën e parë që e pashë. Një djalë i lavzhit më tha që është një djalë këtu që mund të më rregullonte makinën. Kur erdhi t’më rregullojë makinën më bëri përshtypje se ishte me bluzë të bardhë dhe duar të pastra. Unë kam vajtur nëpër servise dhe gjithnjë i kam bërë përshtypje djemve, por Aleksit jo. Aleksi ishte natyrë e qetë dhe mua më bëri përshtypje. Kalimi në njohje ishte krejtësisht rastësisht. Një ditë unë po ecja shumë shpejt me makinë dhe Aleksi më mori në telefon dhe më tha mos ec shpejt se do na shtypësh. Më pas u takuam dhe s’po flisnim asgjë. Dhe unë i thash a do vish tek shpia ime? Dhe i thash vetëm sonte aman, nesër mos më mer në telefon se nuk jam për lidhje të gjata. Dhe pasi erdhi nuk iku më kurrë”, tha Dembacaj./tvklan.al