Gjatë intervistët në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Roza Lati i ka lexuar disa nga pyetjet e fansave që i janë drejtuar Rudina Dembacajt, për të ditur më shumë për jetën e saj private.
Roza Lati: Si është marrëdhënia jote me Aleksin?
Rudina Dembacaj: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sapo kam marrë makinën nga servisi i Aleksit.
Roza Lati: Vajza rri me ty apo Aleksin?
Rudina Dembacaj: Goca rri me mua por viziton Alkesin sa herë që do, mesatarishr 3 herë në javë mund të flejë me babin.
Roza Lati: A ke ndërmend të zgjerosh familjen?
Rudina Dembacaj: Po.
Roza Lati: Si sillen fëmijët e Markut me vajzën tënde?
Rudina Dembacaj: Viktoria thotë dua të fle me motrat e mia, dua të rri me motrat e mia. Kanë marrëdhënie të mrekullueshme.
Roza Lati: Mendon se mund të arrish numrin e burrave mbi 20?
Rudina Dembacaj: Janë punët e Zotit, mos më pyesni më për këtë, nuk e di.