Mbrëmja e tretë e edicionit të pestë të spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars” nuk ka kaluar pa bërë zhurmë. Përveç tematikës speciale, e cila ishte zgjedhur të ishte me vallëzime popullore tradicionale shqiptare, fundi i spektaklit rezervoi një minutazh tensioni, i cili normalisht edhe pse në orë të vonë të mbrëmjes i siguroi Vizion Plus-it një audiencë të lartë.
Në momentin kur dyshja e prezantuesve Ami dhe Drini shpallën dy çiftet e para të këtij edicioni në dance off, që ishin ish futbollisti i njohur i kombëtares Rudi Vata dhe aktorja e famshme shqiptare, Eva Alikaj, një keqkuptim i panevojshëm mbështolli spektaklin. Në fakt akoma vazhdon të jetë mister nëse Rudi Vata nuk e kishte mësuar mirë formulën e spektaklit apo e kaloi në një hapësirë krejt krenarie dhe skualifikim të mundshëm të parashikuar që në kontratë, e theksojmë, sipas tij. Pa kërcyer në përballjen finale të dance off me Eva Alikaj ai rrëmbeu mikrofonin dhe mbajti një fjalim të gjatë duke deklaruar largimin nga spektakli, për të mos u rikthyer më në një moment të dytë sipas formulës së re që producentja Dulaku ka prezantuar për këtë edicion. Duke e justifikuar me idenë se ai nuk kishte nevojë për lëmoshë, u krijua një situatë e pakëndshme dhe e pakuptimtë, gjë që ai nuk ishte larguar akoma nga gara. Megjithëse e gjithë armata e produksionit u mundua t’ia sqaroj situatën, duke filluar nga prezantuesit, Ilir Shaqiri apo Fatma Haxhialiu, sërish Rudi Vata i qëndroi të tijës deri në fund. Gjithsesi, pas kërcimit, sipas rregullave të qarta të produksionit Rudi u skualifikua nga gara, kësaj radhe me vendim të jurisë. Për të hyrë ne detaje se kur ka përfunduar kontrata e Rudi Vatës në “Dancing With The Stars” as që do marrim mundimin pasi jo vetëm që nuk e dim të vërtetën, por edhe përbaltje nuk duam të bëjmë. Nesë sinqerisht Rudi Vata ka patur një kontratë që e skualifikonte atë të parin nga gara, atëherë është faji i tij që në krye të herës që mori pjesë në këtë show.
E dimë shumë mirë se në spektaklet në ekranet shqiptare, pa asnjë përjashtim, të asnjë televizioni nuk janë super të rregulltë dhe ka hapësirë për manipulime, por këtë radhë faji ishte i Rudit, pasi nuk mund të fajsohet dikush për diçka që ti ke pranuar t’a bësh, dhe kësaj radhe sipas tij, një skualifikim i paracaktuar. E gjitha kjo rrëmujë e krijuar nga ai ishte aspak e nevojshme, por natyrisht kur ka spektakle, pjesë e tyre janë edhe keqkuptimet. Për “Dancing With The Stars” ishte një tjetër hapësirë audience e mirë e orëve të vona të natës. Dhe në fund të fundit askush nuk mund të jetë fajtor në keqinterpretime të konkurentëve të ndryshëm. “Dancing With The Stars” këtë mbrëmje pati me të vërtet emocione dhe të qeshura pafund dhe rikthehet sërish javën tjetër pa Rudi Vtaën dhe vazhdon suksesshëm në rrugën e edicionit të tij të pestë.
IMA / S. Dema