Nga 16 shtatori, Ora News, që për një dekadë ka pasur profilin e një televizioni informativ, do të transmetojë si një televizion me programacion të ndryshuar dhe orientim gjeneralist.
Brisida Shehaj, Drejtore Programacioni në Radio Televizionin Ora, nënvizon se tashmë nuk do të ketë më vetëm lajme, por programacioni do të pasurohet me elemente të tjera që kanë në fokus argëtimin, informimin, talk shown, spektaklin, serialet televizive, telenovelat, programe aktualiteti, politikë, ekonomi, kulturë, arti, sport. Hedhja e një hapi të tillë për RTV Ora, sipas Shehajt, nuk vjen rastësisht, por ka në bazë studimin e sjelljes së audiencës, duke reflektuar kërkesat e kësaj të fundit.
Çfarë do të ketë këtë vit të re në ekranin tuaj, nisur nga fakti që Ora kalon nga një ekran informativ në një ekran gjeneralist?
Nga 16 shtatori, nis një rrugëtim i ri mediatik për Ora News, tashmë në transmetim si televizion gjeneralist nën logon e Radio Televizionit Ora. Nuk do të ketë vetëm lajme, por në thelb kemi një vizion të ri me një programacion të plotë dhe gjithëpërfshirës. Argëtim dhe informim, talk show spektakël, seriale televizive, telenovela, programe aktualiteti, politikë, ekonomikë, kulturor, sportiv.
Një investim i ri në formate unikë, gazetarë, moderatorë dhe imazhe të dashura për publikun. Protagonistët e ngjarjeve të ditës, historitë personale, investigimet, jeta sociale, shëndeti, stili, moda, udhëtimet dhe gjithçka do të mundësohen jenë pjesë e kornizës së re te Radio Televizioni Ora.
Cilët janë programet e trashëguara nga profili informativ që kishte Ora News dhe a do të mbeten të njëjtë apo do të ketë rishikim?
“Ora Juaj”, në Ora News, ka në epiqendër kryesisht kryefamiljarët, të cilët hasin problematika të përditshme dhe që kërkojnë ndihmë për zgjidhje.
Nga ana tjetër, emisioni i mëngjesit do të ketë në fokus të rinjtë, por dhe target-grupin që qëndron në shtëpi apo që kanë kohë të lirë gjatë paradites. Sa i përket lajmeve të TV Ora, target-grupi do të jetë gjithëpërfshirës.
Emisionet politike, “360 gradë”, “Tempora”, “Arena”, “Boom”, sigurisht tashmë kanë krijuar një shikues të qëndrueshëm do të jenë pjesë e rëndësishme e programacionit, ashtu sikurse “Ekopolitika” që ka një target disi më specifik, që shumë pak televizione e ofrojnë duke trajtuar problematikat më të rëndësishme të ekonomisë në analizën e ekspertëve të njohur të fushës. Emisionet showbizz që nuk do të mungojnë, synojnë të tërheqin ata shikues që janë të interesuar, ndaj këtij formati kryesisht të rinjtë, por jo vetëm. Nuk do të mbeten pas as fëmijët në rubrikat e posaçme për ta në fundjavë.
Filmat do të jenë një tjetër mundësi për të mbajtur familjet bashkë në ekranin e RTV Ora. Të vendosura në orare kyçe do të jetë mundësia më e mirë për t’u larguar nga lajmet dhe për moment qetësie në shtëpitë e gjithkujt.
Gara e RTV Ora do të vijojë dhe në “Ora News”. Informimi në çdo minutë do t’u drejtohet të gjithë atyre që kërkojnë të njihen hap pas hapi me atë çfarë po ndodh e do të ndodhë në Shqipëri dhe në botë. Do të mbeten në ekran programe të rëndësishme si “Ditë e re”, “BOOM”, “360 Gradë”, “Tempora”, “Arena”, “Ekopolitikë”, “Late Night Show”, “Mos i fol shoferit” dhe “Why Not”, “Ju flet Moska” RTV Ora në gjeneralist do të ketë dhe risi, ku në vijim do t’i bashkohen dhe formate të reja, siç janë: “Kafsho”, “Ora Sport”.
Ku po orientohet audienca shqiptare sipas jush, për çfarë ka më shumë interes?
Mënyrat tradicionale të matjes së audiencës tani po sfidohen nga raporti i ri që publiku ka me teknologjinë dhe rrjetet sociale. Për ne tek Ora është prioritare njohja e interesave dhe preferencave të publikut. Duke pasur një prani shumë aktive dhe të lartë në mediat sociale, ne përdorim mënyrat e reja të njohjes së audiencës.
Për këtë një indikator në “real time” i audiencës sociale të rrjetit na ka dëshmuar të dhëna shumë interesante. Publiku do informim e argëtim të gërshetuar, do programe jashtë studiove nga ku dëshmojnë jetën reale, duan të ndjekin filma e telenovela cilësore, ku identifikohen me problemet e tyre. Humori dhe satira janë të domosdoshme në këto kohë depresioni për shoqërinë. Duan larmishmëri, imazhe të reja të pëlqyeshme dhe të dashura për publikun. Po ashtu informacion të shpejtë, por nga burime të besueshme politike, ekonomike e sociale. E kemi testuar në kohë reale audiencën tonë, ndaj edhe ky projekt i ri televiziv ka reflektuar këtë studim me metoda të reja për të arritur te publiku, të vërtetë, të paanshëm, të larmishëm, cilësor e lehtësisht të.
Po biznesi, si shfaqet në lidhje me interesin për reklamim. Ku parapëlqehet të reklamohet, a është rritur apo ulur interesi?
Pas disa muajsh studime të tregut të reklamës lidhur me ekranin e ORA News, bordi i administrimit mori vendimin për të zgjeruar Logon e ORA News në dy formate të përgjithshëm dhe informativ. Më shumë hapësirë, më shumë mundësi për të çuar markën dhe ofertën e klientin tek audienca e tyre potenciale.