26 pasuritë e pronarit të televizionit Ora News Ylli Ndroqi do të vijojnë të mbeten të sekuestruara. Këtë vendim dha Apeli i Posaçëm në seancën e kësaj të enjte.
Trupa gjykuese mori 24 orë kohë për tu njohur me dosjet e paraqitura nga avokatët mbrojtës së ndroqit që pretenduan ligjshmërinë e tyre, por në fund u la në fuqi vendimi i shkallës së parë që pranoi kërkesën e SPAK-ut për të sekuestruar pasuritë të dyshuara se janë venë nga trafiku i lëndëve narkotike.
Avokati Alban Qafa nënvizoi se vendimi u mor mbi bazën e indicieve dhe jo provave që ata vunë në dispozicion.
SPAK e akuzon drejtuesin e Ora News se ka qenë i arrestuar në Turqi dhe në Itali për trafik të narkotikëve, por edhe këto akuza u mohuan nga avokatët mbrojtës së ndroqit.
Avokati i Ylli Ndroqit tha se do të bëjë rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë.