RTSH Tani, aplikacioni i Radiot Televizionit Shqiptar rezulton prej javësh jashtë funksioni.
Të gjitha përbajtjet si dhe transmetimet live të shërbimit OTT që RTSH ofronte për përdoruesit e aparateve inteligjentë tani nuk janë më funksionale.
Falë këtij shërbimi të gjithe dashamirësit e televizionit publik por edhe disa kanaleve të tjera pjesë e platformës mund të ndiqnin live transmetimet por edhe në VOD. Gjithashtu falë këtij aplikacioni mund të ndiqeshin edhe programet e kanaleve radiofonike të Radio Tirana dhe disa radiove lokale.
Prej disa javësh shërbimi është ndërprerë duke lënë në hije shërbimin. Përveç RTSH TANI. transmetimet live të kanaleve të RTSH janë ndërprerë edhe në faqen zyrtare të rtsh.al, ndërkaq nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga drejtuesit e televizionit dhe nuk dihet nëse do të kemi sërish mundësinë për të ndjekur online programet e RTSH.
Ndërprerja e shërbimit mund të jetë edhe për shkak të mos pagimit të dytyrimeve kontraktuale nga institucioni tek kompania që mirëmbante infrastrukturën teknike por deri në një reagim të RTSH kjo mbetet për tu parë!