Platformat OTT të RTSH dhe Tv Klan prej më shumë se 24 orësh janë jashtë funksioni.
Transmetimi i të gjithë kanaleve është ndërprerë dhe ende nuk kemi një komunikim zyrtar nga të dy mediat për arsyen.
RTSH Tani dhe Klani Im mbështeten të dyja nga e njëjta kompani që ka zhvilluar platformën OTT.
RTSH Tani transmeton kanalet e paketës së RTSH si edhe disa kanale lokale.
Në 3 muaj e gjysmë, aplikacioni “Klani Im” ka kaluar më shumë se 500 mijë shkarkime, me përdorues nga e gjithë bota dhe transmeton 23 kanale televizive shqiptare pa pagesë.
Platforma e RTSH dhe TV Klan bazohet në platformën Antik Technology IPTV zhvilluar nga Sllovakja Antik dhe partneri i saj lokal Advantech.