Radio Televizioni Shqiptar edhe këtë vit ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në versionin për fëmijët të Eurovision 2017. Kësaj rradhe, operatori shtetëror do të përzgjedhi fituesin e edicionit përmes një festivali kombëtar për fëmijë, ku do të përzgjidhet kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian “Junior Eurovision Song Contest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë në datë 26 Nëntor 2017.
Junior Fest do të vij në formën e një spekatkli madhështor që do të zhvillohet në Tiranë në datën 23 Shtator 2017 në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë për të gjithë artistët e vegjël që do të marrin pjesë në garën për në Junior Eurovision nën juridiksionin e prindërve dhe producentëve duhet të dorëzojnë materialet pranë RTSH, ose të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen web të Televizionit Publik deri më 1 Shtator.