Radio Televizioni Shqiptar vazhdon punën për krijimin e një hapsire dinamike për të gjithë ndjekësit në mbarë botën.
Pas ofrimit të RTSH Tani një aplikacion për paisjet mobile me të cilin përveç guidës televizive dhe parjes së programeve, ishte gjithashtu edhe shërbimin e parjes së programeve që janë transmetuar më parë, RadioTelevizioni ka vendosur një mundësi të re për shikuesit.
Së fundmi, në website-n zyrtar të insititucionit të vetëm mediatik në vend janë shtuar edhe kanalet e reja të paketës digjitale që RTSH ofron për të gjithë shikuesit, duke përfshirë këtu 3 kanalet kryesore, RTSH Sport, RTSH Muzikë, RTSH Shqip, RTSH Film, RTSH24, dhe RTSH Kuvend.
Të gjitha kanalet e RadioTelevizonit ofrohen falas dhe pa pagesë për të gjithë shikuesit në rang global./IMAlbania.com/