Zgjedhja e titullarëve të rinj të këtij institucioni, vjen në një kohë kur RTSH gjendet në prag të proçesit të dixhitalizimit të tij.
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka shqyrtuar ditën e enjte dokumentacionet dhe ka verifikuar plotësimin e kritereve ligjore të kandidatëve që janë ofruar për tu zgjedhur në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Me votim të fshehtë Këshilli Drejtues vendosi që në garë të mbeten 16 kandidatë, personalitete të mediave shqiptare.
Sot duke filluar nga ora 10:00 është duke u zhvilluar dëgjesa publike me të gjithë kandidatët, që po vazhdon ende të transmetohet ne TVSH. Kjo është hera e parë që për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, radiotelevizioni i vetëm publik në Shqipëri, ndiqet një procedurë e tillë. Zgjedhja e titullarëve të rinj të këtij institucioni, vjen në një kohë kur RTSH gjendet në prag të proçesit të dixhitalizimit të tij, proces i cili pritet të rriti në një shkallë më të lartë informimin e publikut shqiptar.
Më poshtë emrat e kandidatëve.
1-Artur Bejzade
2-Zana Çela
3-Elvira Dones
4-Kleart Duraj
5-Thoma Gëllçi
6-Petrit Malaj
7-Elton Metaj
8-Artan Mullaj
9-Tomi Nakuçi
10-Mirela Oktrova
11-Laureta Roshi
12-Juliana Sinanaj
13-Sokol Terihati
14-Anila Varfi
15-Ilir Yzeiri
16-Artur Zheji