Një punë kolosale, e një stafi prej qindra personash, me objektivin për të sjellë për publikun materialet më të mira. Publiku njihet shpeshherë dhe afeksionohet me personazhet që dalin në ekran, por kontura e përgjithshme, nuk mund të plotësohet pa praninë e “të padukshmëve” të televizionit, ata, që palodhur japin kontribut të pashlyer, për të plotësuar të plotë pazëllin e kartolinës televizive.
Radio Televizoni Shqiptar ofron për publikun, mijëra materiale cilësore në dhjetëra kanalet e saj. Edicionet e lajmeve, të rejat nga sporti, emisionet argëtuese e informative, materialet e dedikuara për çdo etni, janë përditshmëria e personave që punojnë në median publike të vendit.
Kontributi i tyre vlen të përgëzohet për 365 ditë të vitit, për t’u motivuar, ashtu siç ata bëjnë pareshtur me njerëzit e ekranit.
Radio Tirana, mëma prej nga ku lindën radiot e tjera në vend, qëndron stoike me emisione dhe hapësira inovative të krijuara. Publiku dashurohet me zërin e tyre, pa e njohur pamjen, që zbulohet në kartolinën e plotë mediatike.
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, trupa që përfaqëson me krenari median publike në dhjetëra evenimente, e bëri përsëri në këtë fundvit.
Në një mbrëmje festive, në qendër të kryeqytetit, në praninë e mjaft dritave dhe njerëzve, ato dhuruan një performancë për t’u mos harruar. Kartolina e plotë televizive, janë dhe ata.
Një staf i dedikuar, i gatshëm për t’u përgjigjur dhe për t’u shfaqur sa herë që televizioni ka nevojë, ishin aty në realizimin e kartolinës televizive.
Nën drejtimin e regjisorit Armand Vllahu, ata filmuan çdo detaj, regjistruan dhjetëra dubla, shkuan në çdo sektor, duke kompletuar të plotë vizionin e ri të Radio Televizionit Shqiptar, për të tashmen dhe të ardhmen e ndritur që e pret.
Në nivel kombëtar, 2023 ishte viti i sukseseve. Kombëtarja Kuqezi u kualifikua në eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit. Shqipëria korri sukses në fushën e turizmit me mbi 10 milionë turistë të regjistruar në një vit kalendarik, ndërsa Radio Televizioni Shqiptar, kurorëzoi me Festivalin e 62 të Këngës punën e palodhur të muajve të fundit.