Pas dështimit të afatit të parë, ku në Shtator pritej të fillonte faza eksperimentale e transmetimeve digjitale, për rrethin Tiranë-Durrës, Televizioni Publik ka mbaruar më në fund investimin e stacionit të parë të transmetimit numerik i cili do të mundësojë sinjal digjital në afro 70% të popullsisë në vend, përkatësisht në Tiranë, Kavajë, Krujë dhe Durrës.
Transmetimet numerike të RTSH do të fillojnë në datën 1 Dhjetor në fazë eksperimentale me sinjal digjital, e më pas në fillim të vitit do të fiki sinjalin analog për zonat e rrethit të Durrësit dhe Tiranës.
Ndërkohë që investimi i në zonën e Ultësirës Perëndimore pritet të përfundojë në Pranverën e 2017.
Copyright IMAlbania.com