Një pyetje joshëse e cila ka bërë të gjithë botën të flasë për të. Kush mund ti rezistojë kësaj pyetjeje? Është i vetmi format televiziv i dijes i cili ka bërë histori dhe për të cilin është diskutuar gjatë, madje është bërë film dhe është vlerësuar me tetë çmime Oscar, Milioneri është bërë pjesë e kulturës në shumë vende të botës.
Është formati më i përhapur në gjithë globin, i transmetuar në 118 shtete të ndryshme dhe që vit pas viti njeh vetëm sukses dhe nivelet absolutisht më të larta të audiences. Për më shumë se një dekadë ky kuiz ka dominuar dhe vazhdon të dominojë ekranet në të gjithë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë për formatet e këtij lloji.
Ky sezon i Milioneri do të sjellë disa risi në format. Ndryshe nga edicionet e kaluara do të ketë një ndihmë më shumë. realizimi do të bëhet në një studio madhështore dhe krejtesisht të re, si dhe software-i i pyetjeve është pasuruar me 5 mijë pyetje të reja.
Spoti TV
Ky sezon i Milionerit do të transmetohet ekskluzivisht ne ekranin e RTSH, çdo të hënë në mbremje, duke filluar nga 17 marsi nën drejtimin e Enkel Demi.