Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati është duke bërë përgatitjet e fundit për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropain të këngë “Eurovision”.
Këngëtarja e cila në dhjetor të vitit të kalur mori pjesë në festivalin e 60-të të Këngës në RTSH me këngën “Sekret”, ka bërë disa ndryshime në tekstin e këngës së saj, para se kënga t’i pranohej në festival dhe më pas të shpallej fituese.
Sipas një burimi të magazina.al, mësohet se RTSH-ja kishte kërkuar nga këngëtarja që të largonte nga teskti fjalën “mashallah”, e cila ishte në tekstin e këngës “Sekret”dhe në versionin e sotëm kjo fjalë është zëvendësuar me “ta marrsha”.
Një tjetër detaj ky që na bën të mendojmë se kënga ishte e destinuar të fitonte çmimin e madh.
Shqipëria do të hap gjysmë finalen e Eurovision më 10 maj.
Më poshtë dy versionet e këngës: