Çfarë do të thotë Digjitalizim? Digjitalizimi tashmë ka nisur. Fushëpamja më e këndshme për syrin e njeriut, cilësia më e lartë e zërit dhe figurës dhe rritja e numrit të kanaleve janë epërsitë, që ky proces do të sjellë. Rrjeti i ri digjital i RTSH-së është ngritur në të gjithë Shqipërinë me ndërtimin e 11 allotmenteve dhe aktualisht ka shtrirjen më të gjerë dhe sinjalin më të mirë në pjesën më të madhe të territorit. Çfarë do të ndodhi pas dt 15 janar? Pas afatit të përcaktuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për mbylljen e transmetimeve analoge, më 15 janar 2019: Të gjithë kanalet televizive në vendin tonë, publike, kombëtare apo lokale do të mund të vijojnë të ndiqen vetëm në standartin DVB-T2. Ndaj para kësaj date duhet të keni në dispozicion pajisjet si më poshtë: – Antenë marrëse televizive te thjeshtë (siç e kanë pasur deri më sot). – Televizor me DVB-T2 të trupëzuar (televizorët e rinj). – Nëse televizori juaj nuk e ofron këtë shërbim, atëherë ju duhet një – Dekoder DVB-T2 i llojit “free”, pra pa kartë. – Ky dekoder gjendet në tregun e brendshëm. Si do të mund të ndiqet kanalet? Pasi antena të jetë orientuar në drejtimin përkatës sipas zonës ku ndodheni, e të keni ndezur televizorin dhe dekoderin, duhet të kryeni sipas dëshirës kërkim automatik ose manual të kanaleve.
• Në përfundim të kërkimit automatik, do të shfaqen 12 kanale televizive dhe 4 radio të rrjetit të RTSH-së, shumë kanale të operatorëve lokalë që mbështeten në rrjetin e RTSH-së dhe sigurisht të gjitha kanalet e tjera pa pagesë, si ato kombëtare dhe lokale.
• Nëse kryeni kërkim manual, Për shfaqjen kanaleve të rrjetit të RTSH-së, në allotmentin e Tiranës kërkoni në kanalet e transmetimit: 21 (474 MHz) dhe 34 (578 MHz) të bandës UHF.
• Për të realizuar sa më shpejt dhe për të lehtësuar procesin e kalimit në transmetime digjitale, RTSH ka vendosur në dispozicion të publikut shërbimin Help-desk me operatorë nga ora 8-24. Për çdo problem apo vështirësi që mund të hasni për gjetjen e sinjalit të RTSH-së, mund të telefononi në numrin fiks 04 222 84 44, ose mund të na shkruani në faqen e webit: www.rtsh.al; facebook: RTSH Radio Televizioni Shqiptar. Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo paqartësi! RTSH Ju falenderon për mirëkuptimin!
https://www.youtube.com/watch?v=Vn0uqZUkO4Y