Radio Televizioni Publik Shqiptar, nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare të emisionit “Rubrika Sportive” në Facebook është shprehur se RTSH nuk nuk ka asnjë kontratë për te drejtat e transmetimit të Superligës për kete sezon, pasi sipas tyre, FSHF nuk e ka njoftuar këtë insititucion për tenderin e të drejtave televizve. Sipas RTSH, arsyeja pse ky televizion ka transmetuar live ndeshjet e skuadrës së Partizanit është se ky klub futbolli I ka dhënë autorizimin për transmetim.
E kontaktuar nga Info Media Albania, RTSH bënë të ditur se FSHF ka bërë tenderin e të drejtave të transmetimit dhe ndonëse RTSH ka kërkuar me anë të disa shkresave zyrtare të jetë prezente në këtë tender, nuk është ftuar. Më poshtë RTSH vazhdon “Kemi çuar dy kërkesa në lidhje me tenderin e të drejtave televizive dhe nuk kemi marre asnjë pergjigje”
Ndërkohë RTSH po bën ripërpjekjet e saja, për të marrë kete leje.
Kjo nuk është hera e parë që Televizioni Publik dhë Federata e Futbollit kanë konflikt së bashku për transmetimin e ndeshjeve futbollistike. Mos prania e RTSH në hedhjen e tenderit, shkakton thyerje te neneve 127/128/129 për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë.
IMA/ J.Kasaj