Tashmë prej muajsh ju kemi informuar për risitë që do të sjelli Radiotelevizioni Shqiptar këtë sezon të ri televiziv.
E ndërsa prisnim që RTSH të niste të gjita programet në javët e para të Shtatorit, IMA ka zbuluar detaje të reja sa i përket nisjes së tyre, dhe jo vetëm.
Burime të IMAlbania.com, bëjnë me dije se do të jetë pikërisht nata e parë e Festivalit të 56 të Këngës në televizionin publik, ajo që do të shënojë mbrëmjen e ndryshimit për ekranin më të vjetër në vend.
Mësohet se RadioTelevizioni këtë natë do të ndryshojë logon e vetë si dhe do të prezantojë paketën e re grafike që do të na shoqërojë në vazhdim. InfoMedia Albania ka zbuluar gjithashtu edhe se si do të jetë pamja e re e logos së RTSH. Ajo ka tipare katrore, duke mos humbur në pjesën më të madhe identitetin e saj.
Programacioni i ri do të prezantohet gjatë Fest 56, i cili këtë vit është nën drejtimin artistik të Adi Krastës. Formatet tashmë janë xhiruar dhe targetuar se për cilin kanal të platformës digjitale të RTSH do të transmetohen.