Radio Televizioni Shqiptar ka ndryshuar sërisht logo.
Brenda këtij viti kjo është hera e dytë që RTSH ka ndryshuar brand. Hera e fundit kur logo e RTSH pësoi një rifreskim ishte në muajin prill, me rastin e 60 vjetorit.
Duke filluar nga sot logo e re RTSH është totalisht e ndryshuar. Dy kuadrata që përfaqësonin ngjyrat kombëtare tashmë janë mbivendosur me njëri-tjetrin.
Ndërsa slogani i ri që shoqëron logon e RTSH, është ”Së bashku”, mesazh qështë dashur të përcillet në logo me afrimin e dy simboleve, kuadrateve.
Ndryshimi i logos është shoqëruar edhe me ndrzshimin e grafikës që shoqëron promot e RTSH.
Dhe për ta mbyllur ajo që vumë re dhe sa na është përcjellë edhe nga ndjeksit është pikërisht ngjashmëria e logos së re me atë të Rai, televizionit publik italian. A nuk mendoni edhe ju që autori i logos s re është frymëzuar pikërisht nga kjo logo?
Në vazhdim shpjegimi i konceptit të logos së re nga RTSH:
Sot RTSH , në të gjitha kanalet e platformës së saj , paraqitet me një pamje të re, logo dhe slogan të ri. Logo e re vjen natyrshëm si një vazhdim i mëtejshëm të logos ekzistuese.
Nga ana grafike për të përfituar hapësirë dhe për t’a bërë me eficente janë “rrëshkitur” dy katrorët sipër njëri-tjetrit, duke krijuaj një figurë të re.
Kjo lejon mundësinë që emri�i RTSH të brendashkruhet në katror, njëlloj si në logon e deritanishme, por tashmë më i dukshëm, sepse katrori është më i madh.
Njehsimi me konceptin e dritares, është qasja e re e rifreskimit të faqosjes së RTSH.�Kjo është dritarja e komunikimit; dritarja e informacionit; dritarja e edukimit; dritarja e kulturës; dritarja e argëtimit etj.
Katrorët që formojnë logon nuk janë thjesht katrorë, por dritare që na ndihmojnë në deshifrimin e botës duke qartësuar informacione kyçe dhe të vlefshme nga “zhurma” e komunikimeve në përgjithësi.
Në ditët e sotme audienca është e bombarduar nga një sasi e madhe informacioni. Korniza si dritare na lejon të kanalizojmë të gjithë këtë sasi masive informacioni në një formë të qartë dhe të kuptueshme.
Këtë synon Radio Televizioni shqiptar. Dhe këtë e realizojmë , sipas sloganit tonë të ri: së bashku!