Në vazhdimësi të procesit të digjitalizimit, dhe rregullimi të frekuencave sipas planit kombëtar të vendosur nga AMA, edhe RTSH i cili po luan rol kyç në këtë fazë të transmetimit audioviziv ka bërë ndryshimin e frekuencave për rrethin e Tiranës dhe Durrësit.
Kanalet si në analog ashtu edhe në digjital do të rivendosen në frekuencën “498 MHz” në kanalin “24 UHF” dhe në frekuencen “626 MHz” në kanalin “40 UHF“. Përkatësisht në këto frekuenca transmetohen në total 7 kanale, 2 kanale analoge RTSH-1 HD dhe RTSH-2 HD dhe 5 digjitale RTSH 1 HD, RTSH 2 HD, RTSH Sport, RTSH Film dhe RTSH Shqip.
Të gjithë shikuesit në rrethin e Tiranës dhe Durrësit duhet të vendosin në kërkim televizorin e tyre në frekuencat e mësipërme për të azhornuar sistemimin e ri të kanaleve.
Ndërkohë përkohësisht qytetet e tjera të Ultësirës Perëndimore ku ka filluar faza testuese e digjitalizimit nuk do të preken./imalbania.com/