FIFA falë një bashkëpunimi me EBU (Unioni i Transmetuesëve Evropian) i ka dhënë RadioTelevizionit Shqiptar të drejtat e transmetimit FIFA Women’s World Cup 2023.
Të drejtat përfshijnë transmetimin në TV, dixhital dhe radio.
Gara për tenderin e transmetimit u fitua nga EBU i cili ofertoi për transmetuesit publik.
Kupa e parë botërore e FIFA-s për femra do të mbahet në hemisferën jugore dhe do të organizohet në rajonin e Azisë-Paqësorit:
E para me 32 ekipe
E para që bashkëorganizohet nga dy konfederata
E para që ka 9 qytete pritëse dhe 10 stadiume
Turneu do të nisë më 20 korrik 2023 në Eden Park në Auckland/T?maki Makaurau, me 32 ekipe që do të garojnë në 64 ndeshje në nëntë qytete pritëse dhe 10 stadiume, duke përfunduar në Sydney/Gadigal’s Stadium Australia më 20 gusht 2023.
Anëtarët e EBU-së që janë angazhuar për të transmetuar Kupën e Botës FIFA për Femra 2023 janë si më poshtë: RTSH (Shqipëri); ORF (Austri); RTBF & VRT (Belgjikë/Luksemburg); BHRT (Bosnje/Hercegovinë); BNT (Bullgari); HRT (Kroaci); CYBC (Qipro); CT (Republika Çeke); ERR (Estoni); GPB (Gjeorgji); MTVA (Hungari); RÚV (Islandë); RTE (Irlandë); RTV (Kosovë); LT (Letoni); LRT (Lituani); PBS (Maltë); TRM (Moldavi); RTCG (Mali i Zi); MKRTV (Maqedonia e Veriut); TVR (Rumani); RTS (Serbi); RTVS (Sllovaki); RTVS (Slloveni); SRG SSR (Zvicër/Lihtenshtajn); TRT (Turqi).
Katër anëtarët e EBU që do të ofrojnë mbulim shtesë radio janë: BNR (Bullgari); CR (Republika Çeke); LR (Letoni); dhe Radio Rumania.