Tashmë digjitalizimi dhe krijimi i paketës së kanaleve të Televizionit Publik Shqiptar tashmë ka marrë jetë dhe ka nisur rrugëtimin për ndërtimin e tij.
Pas konvertimit të TVSH 1&2 në RTSH 1 HD dhe RTSH 2 HD, si dhe konvertimin e kanaleve eksperimentale në RTSH Film, RTSH Shqip dhe RTSH Sport tashmë RadioTelevizioni prej disa ditësh ka hedhur në transmetim edhe një kanal tjetër, RTSH Kuvend.
I parashikuar si fillim me emrin “RTSH Parlament”, ky kanal tematik që do të vihet në dispozicion të transmetimit të drejtpërdrejtë të veprimtarive të Kuvendit dhe evenimenteve të tjera të rëndësishme të politikës së brendshme, përfshirë fushatat zgjedhore të brendëshme dhe asaj të jashtme, po ashtu edhe samitet ndërkombëtare.
RTSH do të vazhdojë paralelisht gjithashtu edhe me procesin e digjitalizimit i cili është duke u zhvilluar në Tiranë-Durrës dhe në zonën e Shkodrës. Duhet cilësuar po ashtu se asnjë organ përgjegjës nuk është i gatshëm të informojë publikun e paqartë se si procesi i digjtializimit po ecën ai dhe në cilat zona po zhvillohet./www.imalbania.com/