Tradita e festivaleve në Shqipëri e do që fituesi i edicionit të kaluar të ftohet nga organizatorët për të performuar këngën fituese natën e parë apo natën finale.
Kështu ndodhi vjet me Jonida Maliqin, me Eugent Bushpepën dy vite më parë e me çdo fitues.
Siç e pamë mbrëmjen e parë këtë edicion, festivali u hap nga trupa e baletit dhe jo nga Arilena. Sakaq, burime për News31 kanë treguar se nata finale nuk do të hapet nga kënga fituese “Shaj”, por një tjetër numër special.
Gjithmonë sipas News31 RTSH dhe organizatorët nuk i kanë dërguar Arilenës as ftesën për t’u ngjitur në skenë e për të dhuruar trofeun siç është traditë.
Megjithatë Festivali njihet për skandalet apo edhe ndryshimet e papritura. Nuk i dihet ç’ndodh!