Publikimi i një lajmi në RTK në Kosove që dy media online, Nacionale e Periskopi , të dyja kritike me qeverinë financoheshin nga Serbia, shkaktoi një sëre dorëheqjesh si përgjegjesi e ngjarjes e permasave të diskutimit që mori, përtej kufirit.
RTK është televizion publik në Kosovë, homologu i Tvsh në Tiranë, i cili çdo 3-4 vjet ka nga një drejtues të ri, i cili përzgjidhet me shume se sa si drejtues si rrogëtar i qeverisë.
Sa herë drejtuesi i ri vjen në Tvsh, shoqerohet me dhjetra pushime nga puna, por asnjeri brenda këtij institucioni nuk ndihet.
Në Shqipëri, në Tvsh, një regjisor u shkarkua sepse shkroi në rrjetin social personal, se emisioni që ai bente pjesë ishte më i miri…
Gjithesesi
Në TVSH ekziston një realitet utopik informues, shumë larg të vërtetes, në të ka patur skandale financiare, seksuale, pushime masive nga puna apo mbingarkim të individëve që figurojnë në punë në këtë institucion por që askush si njeh sepse janë punësime fiktive, por kurrë një skandal etik.
Për ironi të fatit etika në Televizionin Publik Shqiptar është një nocion kaq i huaj e i larget që duket si i një tjetër botë.
Nderkohë 300 km më tutje, në një vend që i ka 16 vjet në liri, liria e fjalës ende është e shenjtë, për të behet diskutime, jepen dorëheqje, distancohen nga veprime që ndikojnë lirinë e shprehjes nga pushteti.
Prej kohësh nisur nga veprimet e Albin Kurtit, mendoj që mediat në Kosovë do të jenë gjithnjë e më në presion.
Kurti si kryeministër ka treguar që deshira për ti dominuar mediat është aq e madhe sa e KM Rama.
Ndersa Rama e ka mberritur këtë proces plotësisht në mandatin e tretë, Albin Kurti me keto ritme nëse në Kosovë, gazetarët, nuk i qëndrojnë fort këtij presioni, do të ndodhë uzurpimi shumë më shpejt.
Por sot ende në keto rrethana Kosova qëndron shumë me lart se Shqiperia në standartet e lirisë së shprehjes, e mos lejimit të tentakulave të biznesit dhe politikes në media.
Sa më e fuqishme media, aq më e informuar është shoqeria e aq më pak ka mundësi propaganda.
Ndaj sot Kosova e ka të domosdosme të mos bjerë në grackën që Shqipëria ka rënë!
Nga Denada Kola Jushi