Bashkia e Tiranës vijon çdo ditë punën për zgjerimin e trotuarëve në disa rrugët e qytetit, për të mundësuar kalimin më lehtë të këmbësorëve, të karrocave të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe.
Rruga “Sulejman Delvina” në kryeqytet tashmë ka një trotuar të ri me të gjithë facilitetet e nevojshme. Më herët, rruga në këtë segment, ka qenë e vështirë dhe e rrezikshme sidomos në kalimin nga njëra anë në tjetrën.
Por, tashmë qytetarët e zonës do të kenë një trotuar të ri falë punës së ekipit të terrenit në bashkinë e Tiranës.