Rrjeti Pornhub është paditur nga 40 gra, me akuza se ka përfituar nga operacionet e trafikut seksual të një grupi partner, nga i cili merrte videot.
Vajzat janë të gjitha viktima të trafikut seksual të grupit Girls Do Porn, pronarët e të cilit janë tashmë nën akuzat e prokurorëve në SHBA.
Viktimat akuzojnë se rrjeti Pornhub dhe dega e saj MindGeek i njihnin akuzat kundër kompanisë për vazhduan gjithsesi partneritetin e tyre.
Zhvillimi vjen teksa Pornhub është tashmë e shkëputur nga pagesat e të abonuarve në një skandal prej përmbajtjeve ilegale, me persona minorenë.
Kompanitë ndihmëse të pagesave të rrjetit, Mastercard e Visa kanë ndërprerë lidhjet me rrjetin pas një investigimi të gazetës New York Times ku rrjeti akuzohet për publikim abuzimesh me minorenë dhe përmbajtje përdhunimi.
Hetimi i NYT vjen pas një hetimi tjetër të rrjetit BBC për një skenë përdhunimi të një vajze minorene, që ka pasur impakt serioz në jetën e viktimës.
Rrjeti ka mbetur tashmë me opsionin e vetëm të pagesave me kripto-valuta për abonuesit.
40 vajzat kërkojnë gjyq dhe dëmshpërblim $1 milionë secila.
Drejtuesit e rrjetit pornografik Girls Do Porn u arrestuan në tetor 2019, për akuzat e mësipërme në SHBA, të cilat kishin nisur që prej vitit 2016.
Në akuza thuhet: “Që prej vitit 2009, dhe më saktësisht në 2016, MindGeek e dinte se rrjeti ‘Girls Do Porn’ trafikonte viktimat e saj me anë të mashtrimit, kërcënimeve dhe intimidimeve. Megjithë njohurinë e tyre, MindGeek vazhdoi të punonte me ‘Girls Do Porn’, pa u shqetësuar për provat në rritje për trafikim seksual”.
Faqja operonte duke publikuar reklama për punë në modeling, para se t’u thoshte të rejave se ishte në fakt një rrjet pornografie për të rritur.
Për të bindur vajzat të merrnin pjesë, ato thonin se puna do të ishte anonime dhe nuk do të postohej në internet – por në tregje të largëta të Azisë.