Almost Human nuk do të ketë një sezon të dytë. FOX ka vendosur të mos rinovojë serialin dramë / futuristik nga J.J. Abrams ku luan aktori Karl Urban dhe Michael Ealy. Edhe pse te dhenat e audiences kanë dëshmuar se nuk ka patur shume interes nga publiku, u mendua se seriali ishte në mesin e atyre shfaqejeve qe nuk mendohej per nje anulim, mjafton te bazohemi ne te shifrat e te dhenave te episodit final te Almost Human, i cili arriti te shenoje nje raiting me 1.5, pra i njëjtë si rezultati i finales se serialit The Following, që tashmë është rinovuar për një sezon të tretë.
Mesa duket rrjeti ka arritur ne nje vendim te tille per shkak te nje organizimi ne zgjedhjen e serialeve te reja qe po mendohen per t’u porositur si Gotham, The Red Band Society dhe Empire.